Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: Duhet vendimmarrje

517
Vendimmarrje dhe jo negociata duhen për Reformën në Drejtësi sipas Kryetarit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është në fazat e saj përfundimtare dhe nevojitet vendimmarrje dhe jo negociata. Xhafaj shtoi gjithashtu se të premten në orën 10:00 do të mblidhet komisioni i posaçëm, ndersa shpreson që e pranishme të jetë edhe opozita. “Dje patëm një sondazh që bënte publik një fakt shumë të njohur, që sot shqiptarët në shumicën dërrmuese e konsiderojnë Reformën në Drejtësi si imperative, jetike për fatet e tyre dhe për fatet e vendit. 
Ishte një fakt shumë pozitiv. Ajo që është e rëndësishme është fakti që shqiptarët kanë kuotuar nevojën që ka reformimi rrënjësor i drejtësisë. Reforma është në hapat e saj të fundit, nuk ka nevojë për shumë negociata, por për më shumë vendimmarrje. Kështu që të premten do thirret Komisioni i Posaçëm. Besoj që opozita do të jetë aty. Nëse nuk ndodh, do të flasim ditën e premte. Shpresoj që opozita do të duhet të jetë atje”, tha deputeti i PS, Fatmir Xhafaj.
Sigal