Reforma në drejtësi, Meta takim me Manjanin, Vasilin, Brahon e Naçon

436
Axhenda e kreut të Kuvendit Ilir Meta ka qenë shumë e ngjeshur këto ditë për shkak të reformës në drejtësi. Sot në mbrëmje rreth orës 18:00, Meta mblodhi juristët e LSI-së.
Sigal

Kryeparlamentari u takua me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Kreun e Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, Kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho si dhe ish-ministrin Nasip Naço.

Takimi që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, bëhet për të përcaktuar qëndrimin e LSI-së në Komisionin e reformës, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme. Ndërkohë sot Meta takoi kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, ku në qendër të këtyre takimeve ka qenë sërish reforma në drejtësi.

Sakaq, edhe kryedemokrati Basha ka nisur një mbledhje me ekspertët e PD-së për qëndrimin që do kenë nesër në komision.