Referendumi/ Blushi: Rilindja po grabit, rrezik për vendin

391
“Ka shumë njerëz që thonë se është çështje e brendshme. Por kur socialistët grabisin njëri tjetrin është me interes publik. Nuk po flasim për një parti që ka 1 %, flasim për një parti që ka në dorë fatet e Shqipërisë. Kjo parti në qoftë se nuk respekton demokracinë e brendshme nuk jep garancinë se mund të qeverisë me drejtësi. Nga ato kuti buron padrejtësia që kam 3 vjet që e denoncoj. Në qoftë se PS do kishte balancë të brendshme, sigurisht që do qeverisej më mirë”, tha Blushi. Më tej ai tha se do të vijojë të kërkojë me forcë hapjen e kutive të referendumit që fshehin sipas tij brenda manipulimin.
“Ne po presim me këmbëngulje, dhe ne jemi shumë. Ne po presim që Komisioni i Zgjedhjeve në PS, ky komision të shpalli rezultatin e votimit, Deri më sot nuk ka një rezultat apo jo, rezultatin e ka shpallur një ministër. Por sipas rregullit nuk e shpall ai, por e shpall komisioni, kuti më kuti. I vetmi rezultat që kemi ne është rezultati për 12 qarqe, ku janë rezultatet e kutive. Do ankohemi për të marrë kutitë. Ka ardhur koha që ata që i kërkuan Saliut, me të drejtë në atë kohë, të hapen kutitë. Unë kam kërkuar atëherë që kutitë duhet të hapen por Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi. Kanë mbushur kutitë si aleat të Saliut brenda PS. Sot kolegë të mi kanë shkuar për të trukuar. Kanë mbushur kutitë në të gjitha cepat e Shqipërisë”, vijoi Blushi.
Më tej deputeti kritika ndaj Ramës i pyetur nga gazetarët tha se nuk do të hyjë në grevë për të hapur kutitë, dhe as nuk ka ndërmend të çojë partinë e tij në gjykatë. Kjo sipas tij sepse fajin nuk e ka PS por “Rilindja”. “Nuk kam ndërmend të hyj në grevë urie kundër partisë sime. Nuk do ta çoj PS, dhe nuk hyj në grevë sigurisht, sepse nuk fajqësoj PS, fajësoj Rilindjen. Nuk kam ndërmend të bëj një grevë kundër Ruilindjes se nuk ja vlen. Ka mënyra të tjera”, tha Blushi.
Sigal