Rama: Sulmet në Parisit s’kanë lidhje me profetin Muhamed

406
Sigal

TIRANE – Një ditë pas marshimit të unitetit në Paris, ku rreth 2 milion persona, mes tyre dhe 56 liderët botërorë, u bënë pjesë krah për krah në luftën ndaj terrorizmit, kryeministri Edi Rama dhe 4 klerikët e besimeve fetare në Shqipëri, pjesë e marshimit, folën për ndjenjën e solidaritetit.

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se ngjarjet e Parisit nuk kanë lidhje me profetin Muhamed. Sipas kryeministrit Rama kush ka studiuar jetën e profetit Muhamed, nuk njeh asnjë rast dhune në emër të besimit, por përkundrazi. Duke folur për gazetarët e revistës satirike “Charlie Hebdo” të vrarë në sulmin terrorist, Rama tha se ata ishin njerëz të penës dhe fjalës së lirë. Numri një i qeverisë tha se liria e medias është kufi që ndan qytetarëtimin demokratik, me çdo formë të ndarjes në emër të etnisë dhe feve. 

“Janë dëshmitarë krimesh në emër profetësh, nga barbaria për pushtet e cila ka hyrë përmes injorancës, dhe dëshpërimit social. Jo të gjitha krimet kanë provokuar të njëjtin reagim shoqëror. Të tjera ku dhjetëra, qindra ose mijëra njerëz, si në Nigeri, ku bëhen mish kasaphane, për ne mbeten tituj kryesorë të një dite, njësoj si ato vdekje të llahtarshme të ishin skena të një filmi horror. Ndodh që këto krime të kësaj natyre të jepen në sytë e opininoinit ashtu siç janë, nga njerëz të kthyer në demonë. Shfaqen në skenën e bashkëjetesës dinjiteti i mijera njerzëve të mbrojnë besimin e tyre. E tillë ishte edhe ngjarja e Parisit, në një nga kryeqytetet botërore të lirisë së besimit dhe mendimit të njerëzve. Egërsia ngriti një kor shumë milionesh që thërret emrin e Charliet”, tha kryeministri Rama. 


Rama: Besimtar i vërtetë është kur garanton faljen e gjakut
Rama tha se ata shqiptarë që e justifikojnë kasaphanën me faktin se “Charlie” është tallur me protestim Muhamed, atëherë deformojmë nga besimi. Kryeministri tha se besimtar i vërtetë është kur garanton faljen e gjakut.

“Unë nuk kam njohur asnjë nga drejtuesit, dhe jam një nga shumë miliona njerëz që u bashkuan “Unë jam Charlie”. Kush e ka lexuar, thotë se ata ishin njerëz me shumë humor, lëvrues të penës dhe forcës së fjalës, dhe që thonin se liria e shprehjes është e panegociueshme. Liria e medias është kufi që ndan qytetarëtimion demokratik, me çdo formë të ndarjes në emër të etnisë dhe feve. Kam ndjekur reagimin e disa shqiptarëve në rrjetet sociale, të cilët e justifikojnë kasaphanën me faktin se “Charlie” është tallur me protestim Muhamed. Pa lidhje me jetën dhe porositë e profetit Muhamed meritojnë një analizë shumë serioz. Është një opinion që nuk duhet nënvlerësuar nëse nuk duam, që të deformojmë pak nga pak besimin, bindjen, sjelljen e qoftë të një fëmije të sotëm të Shqipërisë së nesërme. Kush njeh jetën e Muhamedit, nuk njeh asnjë rast dhune në emër të besimit, por përkundrazi, miqtë e komunitetit mysliman dinë mijëra thirrje të profetit, që janë thirrja më kumbuese ndaj këtij opinionin. Por mua më ka mbetur dita kur Muhamedi hyri trimfator në Mekë, dhe 10 vjetë pasi ishte larguar ngha Meka ku ishte shpallur armik që duhej vrarë. Mekasit kishin tentuar ta vrisnin. I kishin rrëmbyer ccdo pasuri dhe pronë, dhunuar familjarët dhe shokët. E kishin tallur dhe përbaltur. Dhe ky njeri, triumfatopri që me një lëvizje të gishtit mund të urdhëronte shfarosjen, kur fitopi dhe hyri në Mekë, u vut me kokën ulur, shpali faljen për këdo dhe nuk preku asnjë fije floku. Por shkoi drejt Qabesë, mori një shkop dhe i rrëzoi të gjitha statujat e zotave të rremë, duke dhënë mesazhin se luftas e tij nuk ishte me njerëzit, por me veset dhe injorancën që ishte në Mekë. Një thënie thotë “Nuk kam rastisur asnjëherë kur Muhamedi të mos ketë urdhëruar për falje. Dhe besimtari i vërtetë është kur garanton faljen e gjakut. Janë miliona njerëz që e dinë se çfarë çmimi ka liria e fjalës. Diktatura vrau shpalli të ndaluar artin dhe kulturën perë dimore, torturoi dhe burgosiu klerikë dhe njerëz të besimeve të ndryshme. Asnjë nuk e justifikon harresën e të shkuarës, asnjë shqiptari nuk i takon të fyejë besimin evetë duke u kthyer në armik të besimit tjetër. Ashtu siç fyen çdo shqiptar që atë kasaphanë e konsideron justifikim për të shfryrë mllef ndaj islamit, dhe fyen vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin komunist, që fajëson fenë islame apo çdo besimtar atë që ndodhi në Paris”, tha Rama.