Protestat në Serbi, frikë për përplasje civile

528
Sigal

Përshkallëzimi i krizës politike në Serbi, protestat masive dhe bojkotimi i parlamentit nga opozita kanë ngritur perspektivën për një përplasje civile.

Presidenti serb ka sinjalizuar mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe, nëse opozita vendos të bojkotojë vendimin. Këto zgjedhje mund të mos jenë legjitime, por kjo nuk duket të shqetësojë shumë as Aleksandar Vuçiç dhe as mbështetësit e tij.

Që kur presidenti i njoftoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 19 shkurt, dhjetëra analistë kanë ngritur alarmin se Serbia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dragan Djilas, një nga udhëheqësit e bllokut opozitar është shprehur së fundmi se partia e tij, SZS-ja, nuk do të marrë pjesë as në zgjedhje të parakohshme as në zgjedhje të rregullta në këto kushte. “Ju na keni bërë presion për gjashtë vjet, duke e kriminalizuar vendin dhe më pas thoni ‘ejani të shkojmë në zgjedhje’. Tema për ne nuk është kjo, por si të rivendosim me çdo kusht demokracinë dhe lirinë,” tha Djilas.

Nuk ka dyshim se zgjedhjet e parakohshme do të përkeqësojnë tensionet mes qeverisë dhe bllokut opozitar, i cili në ndërkohë ka bojkotuar prej muajsh parlamentin, duke bërë që shumë aktore politikë t’i druhen një përplasje civile, nisur edhe nga numri në rritje i protestuesve.

Duke iu frikësuat një skenari të tillë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) njoftoi se nuk do të mbështeste bojkotimin e parlamentit, duke konsideruar një veprim të tillë “të krejtësisht të gabuar”. “Nëse shkatërrojmë atë që ka mbetur nga institucionet, do të përballemi me luftë civile”, tha lideri i kësaj partie, Nenad Çanak në një intervistë.

“Institucionet legjislative dhe zgjedhjet u shpikën për të shmangur ndryshimin e qeverisë në rrugë”, u shpreh kreu i LSV-së, duke paralajmëruar se opozita vazhdon protestat dhe bojkotimit situata do të shkojë drejt përplasjeve civile. LSV-ja gjithashtu tha se nuk pranon të marrë pjesë në protestat anti-qeveritare që do të në vazhdim. “Asnjë protestë e mbajtur para zgjedhjeve nuk ka qenë e suksesshme”, tha Çanak, duke argumentuar se vetëm demonstrimet që përfaqësojnë “mbrojtjen e rezultateve zgjedhore” japin fryt.

“Kjo është ajo që ka ndodhur në 1996/1997 dhe në vitin 2000”, vazhdoi ai, duke kujtuar protestat në epokën e Sllobodan Millosheviçit. “Të gjitha demonstrimet e tjera kanë rezultuar pa asnjë ndryshim.”

Çdo të shtunë për 12 javët e fundit, ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të Vuçiçit në kryeqytet dhe në qytete anembanë vendit. Kërkesat kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e medias, raportimi profesional dhe i drejtë i protestave nga transmetuesi publik serb (RTS), një hapësirë më e gjerë për zërat e opozitës në kanalet televizive me mbulesë kombëtare dhe një fund të dhunës në shoqërinë serbe.

Përgjigja e qeverisë

Përgjigja e Vuçiçit ka qenë e kujdesshme. Deri më tani, qeveria serbe ka vendosur të injorojë plotësisht protestat ose ta minimizojë rëndësinë e tyre, duke shpresuar se demonstratat të zhduken ngadalë.