Prof. Arben Malaj emërohet Konsull Nderi i Austrisë për Shqipërinë e Jugut. Nxitje biznesit e kulturës

872
Arben Malaj emërohet Konsull Nderi i Republikës së Austrisë për Shqipërinë e Jugut
Të mërkurën, me datë 4 prill, në orën 17:00, organizohet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Arbëria” në Vlorë, ceremonia e çeljes së Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë dhe emërimi i Arben Malajt Konsull Nderi të Republikës së Austrisë për zonën e Jugut të Shqipërisë. Përmes Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë, Republika e Austrisë dhe Republika e Shqipërisë dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh, i cili ka filluar prej më tepër se dy shekuj më herët. Kjo konsullatë do të shërbejë si një urë lidhëse për t’i afruar më shumë vendet tona, popujt tanë dhe kulturat tona. Konsullata, jo vetëm që do t’i shërbejë numrit gjithnjë e më të madh të turistëve austriakë që vijnë në bregdetin e bukur të Jonit dhe bizneseve austriake të interesuara për këtë pjesë të Shqipërisë, por gjithashtu do t’i ofrojë qytetarëve shqiptarë në jugut të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë aktivitete të ndryshme kulturore. Do të përshëndesin të pranishmit, kryebashkiaku i qytetit të Vlorës, Dritan Leli, Konsulli i nderit të Republikës të Austrisë në Shqipëri, Arben Malaj, Ambasadori i Republikës të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler. Gjithashtu në kuadër të ceremonisë së çeljes së Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë do të zhvillohen edhe dy aktivitete kulturore” Çelja e ekspozitës fotografike “Kthim në kohë – Shqipëria e viteve ’90-të” të austriakut Robert Pichler dhe Koncertin e Pashkëve nën drejtimin e mjeshtrit të madh të muzikës Zhani Ciko në teatrin “Petro Marko”.
Sigal