Prindërit e shkollës “Rilindja” ndahen në dysh, politika godet sërish: Abuzimet seksuale janë të moshës!

398
Sigal

Përdhunimi i një nxënëseje nga qyteti i Kavajës nga një grup djemsh është një ngjarje e rëndë, që ka tronditur mjaft qytetin, dhe prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkollën “Rilindja”. Qytetarë të Kavajës që janë njëkohësisht prindër të nxënësve të së njëjtës shkollë shprehen se janë njohur me ngjarjen, pasi është zhvilluar një mbledhje nga drejtoria me prindër të ndryshëm. Qemal Karaosmani shprehet se është e papranueshme që ngjarja nuk u denoncua nga shkolla, por kjo u bë vetëm pasi u publikua në facebook-un e Berishës. Një tjetër prind i dy nxënësve në shkollën “Rilindja” shprehet se shkolla nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe ajo u zbulua pasi prindërit kuptuan një ndryshim në gjendjen emocionale të vajzës së tyre. Ajo që përbën çudi është fakti se. një prej prindërve e justifikon ngjarjen duke thënë se ky veprim vjen prej moshës së të miturve, dhe nuk duhet politizuar. Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” nuk ka pranuar të prononcohet për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që prindërit tashmë janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur. Sipas deklarimeve të qytetarëve, mësohet se ngjarja ka ndodhur para një muaji, ku fillimisht i dashuri i vajzës ka filmuar momente intime mes tyre dhe këto janë përdorur si shantazh që ajo të kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona te tjerë.