“Policia do të vëzhgojë njerëzit e LSI-së”, Kryemadhi paralajmëron Xhafajn: Kujdes! U kam dhënë porosi protestuesve…

698
Ka përfunduar takimi i krerëve të opozitës të cilët ishin mbledhur për të diskutuar mbi protestën në selinë blu. Monika Kryemadhi dhe Lulzim basha njëzëri pohuan se nuk do të ketë dhunë por protesta do të jetë madhështore.
E pyetur nga gazetarët se çfarë komenti kishte në lajmin që ka qarkulluar në media se policia do të vëzhgonte njerëzit e LSI-së Kryemadhi tha se kjo është frikë e Ramës. Por nga ana tjetër shtoi se dhuna mund të vijë nga njerëzit e Ramës që do të infiltrohen brenda protestuesve.
Ajo paralajmëroi Fatmir Xhafajn që të ketë kujdes dhe policia të mos provokojë protestuesit, ndërsa shtoi se kishte porositur njerëzit protestuesit që të mbajnë telefonat në duar dhe të filmojnë gjithçka.
“Këto janë frika e ramës, ftoj gratë dhe vajzat, gazetaret për të protestuar për fyerjen e madhe që Rama i ka bërë medias. Prezentë të jenë me familjarët dhe fëmijët e tyre nuk ka për të pasur asnjë dhunë e protestës, e vetmja mund të jetë nga provokatorët nga civilët që do të infiltrohen brenda protestueve, u kërkoj protestuesve të filmojnë cdo provokator, të mbajnë telefonat na duar, të jenë të kujdesshëm. Dhe ne nga ana jonë do të marrim masat. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me LSI por me realitetin e dhimbshëm që po kalojnë shqiptarët. Në protestë do të jenë dhe ndërkombëtarët që janë të martuar me shqiptarë dhe që janë kundër taksidarëve të Edi Ramës.”- tha Kryemadhi.
Sigal