Petrit Vasili: Turp dhe skandal, policia sapo ndaloi një tjetër studente për Borchardt

523
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër ndalim të Policisë së Tiranës për parullën në pallatin ku banon ambasadori i OSBE, në Tiranë. Në një postim në Faceook, Vasili shprehet se studentja e ndaluar është Viosana Kokla.
Dy ditë më parë, policia ndaloi në mesnatë studenten Ana Azizaj për të njëjtën arsye.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Turp. Skandal. Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla për Borchard.

Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia për hesap të Borchard.

Edi Rama shfrytëzon Borchard për tu hakmarrë me Viosanen studenten e arkitekturës që e kryqëzoi kryeministrin.

Turp! Turp!Turp!

Policia nuk ndalon kriminelët dhe të korruptuarit, por me urdhër të Edi Rames do që t’ju mbyllë gojen të rinjve.

Kjo është video e cila tregon se si studentja kundërshtoi kryeministrin Rama gjatë protestës së studentëve.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2223347711112301/?t=1