Përgjimet e Bild/ Ylli Dylgjeri: Ekipi i djemve të shkojë në SHBA, të vizitojë Çikagon dhe…

538
Sigal

Publicisti Ylli Dylgjeri ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me 6 përgjimet e reja të publikuara nga Bild, ku Vangjush Dako shfaqet duke biseduar me Avdylajt, të cilët duket se kanë nën kontroll çdo institucion në Durrës dhe Shijak.

“Kërkoj që këtë ekip djemsh ta dërgoni për një udhëtim turistik në SHBA. Ambasada tua japë vizat me sy mbyllur. Janë ashtu si i do Amerika.

Të bëhet një program pritje, ku të ndalojnë në disa qytete por veçanërisht në Çikago. Të vizitojnë muzeumet, lagjet, e klubet ku jetuan djemtë e hurit e te drurit të Al Kapones. Të japin e të marrin eksperienë. Këto janë për amerikën”, shkruan Dylgjeri.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Lutje

Drejtuar: Zotit Edi Rama

CC: Ambasadës SHBA

TIRANË

Të nderuar,

Sot u njohëm nga gazeta gjermane “Bild”, me disa përgjime të personave aktiv, që kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore të PS së Durrësit. Emrat tashmë janë bërë publikë në media.

Fillojnë me Kryetarin e Bashkisë, e përfundojnë me të fundit e gjinisë. Të gjithë janë intelektualë nga balli i kazanit të PS së Durrësit. i kujtoj nga vitet e shkollës. Ekselentë! Besoj, kjo kuptohet edhe nga proces verbali i përgjimi. Gjuha e përdor në komunikim është edhe vlera e tyre. Ju a theksoj këto zoti Rama, paçka se Ju i dini. i njihni mirë. Keni ndarë edhe bukën me to.

Por ajo që kam merak në këtë letër është një propozim:

Kërkoj që këtë ekip djemsh ta dërgoni për një udhëtim turistik në SHBA. Ambasada tua japë vizat me sy mbyllur. Janë ashtu si i do Amerika.

Të bëhet një program pritje, ku të ndalojnë në disa qytete por veçanërisht në Çikago. Të vizitojnë muzeumet, lagjet, e klubet ku jetuan djemtë e hurit e te drurit të Al Kapones. Të japin e të marrin eksperienë. Këto janë për amerikën.

Duke e mbyllur, mbetem besim plotë se do ma dëgjoni këshillën.

Me respekt,

Një ish punonjës i Ministrisë Brendshme.