Përfundon takimi Meta-Basha

462
Ka përfunduar takimi mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në përfundim askush nuk ka pranuar të flasë për mediat. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe u mbajt në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i opozitës shoqërohej nga Oerd Bylykbashki, ndërsa Meta nga këshilltari i tij. Në fokus të bisedës kanë qenë 7 ligjet për të cilat ndërkombëtarët bëjnë presion që të miratohen, në mënyrë që të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. Më herët gjatë ditës Meta drekoi me ish-Presidentin Meidani dhe ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.
Sigal