PD: Shqipëria është kthyer në oazin e bosëve të drogës, po pengohet integrimi

458

Sigal

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj gjatë
një deklarate për mediat ka akuzuar qeverinë per transportin e drogës që behet
nga Shqipëria në Itali. Sipas Alibeaj Shqipëria po kthehet në oazin e
trafikantëve, ndërsa rreth 4 ton drogë janë kapur në dy ditët e fundit në
Itali, drogë e mbjellë, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria. Alibeaj u
shpreh më tej se droga i ka zënë rrugën integrimit të vendit drejt Bashkimit
Europian.

“Këto ngarkesa të mëdha dëshmojnë edhe një
herë se Shqipëria me Edi Ramën u bë hambari i Europës për drogën, dhe për këtë
arsye prej kohësh bien kambanat e alarmit. Qartazi, e shkruar dhe në raportet
evropiane dhe në qëndrimet e tyre, droga i ka zënë rrugën vendit tonë drejt
Bashkimit Europian . Vetëm Edi Rama refuzon ta njohë këtë realitet.

Edhe pse në brigjet Italinë dhe në Greqi
pothuajse çdo ditë mbërrin një ngarkesë me tonetala me drogë, Rama sërish thotë
nuk ka drogë.”- tha Alibeaj.

Më tej kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD u shpreh se
droga nuk kapet asnjëherë nga policia shqiptare, por vetëm nga fqinjët.

“Një trafik i tillë i organizuar nuk kapet asnjëherë nga autoritetet
tona, por vetëm nga policitë e vendeve fqinje. Kjo dëshmon qartë se karteleve
të drogës u ofrohet lehtësia dhe bashkëpunimi i duhur në këtë biznes kriminal.
Me Edi Ramen dhe Sajmir Tahirin, Shqipëria është kthyer në oazin e bosëve të
drogës. Me Partinë Demokratike Shqipëria do të pastrohet nga droga, trafikantët
do të shtypen me forcën e ligjit dhe Shqipëria do ti kthehet shqiptareve të
ndershëm që duan dhe do të jetojne me punë të ndershme”- tha Alibeaj.