“Pavaroti”, Rama: S’je i pyllit profesor. Spaho: I shkove zv.presidentit të SHBA me atlete dhe të përzunë (Batutat)

532
Ndërsa kryeministri Rama kundërshtonte demokratët në seancën e sotme plenare ku po diskutohej mocioni me debat për skemën e re të ndihmës ekonomike, kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spahon.
Ky i fundit replikonte nga vendi dhe në një moment kryeministri dëgjohet t’i thotë: Profersor te jap kufjet e mia une ty edhe dëgjo çfarë them unë.
Por kjo, nuk ka mjaftuar dhe Spaho ka vijuar të flasë. Në atë moment Rama dëgjohet të thotë sërish: Profesor vjen nga katedra ti, s’je i pyllit. Ata te pyllit le te flasin kur të mbaroj.
Nga vendi me sa duket po replikonte edhe deputeti Bardh Spahiua të cilin, Rama e quajti këngëtar, madje e thirri edhe Pavaroti.
“Pavaroti, vazhdojmë… e çmojmë shumë këtë mundësi, aq më shumë kur më jepet nga një këngëtar si ty”,- u dëgjua kryeministri.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar replika e kreut të grupit parlamentar të PD-së Emond Spaho. Pas etiketimeve ‘i katedrës’ nga kryeministri, Spaho i kujtoi veshjen me çitjane dhe atlete.
Spaho: I bëre bisht dy çështjeve të rëndësishme, ke zvogëluar me 38% numrin e familjeve dhe me 40% ke zvogëluar fondet. Ti Edi merresh me individin jo me problemin. Unë nuk merrem me individin se po të merresha me individin do thosha që km rri me poture si Haxhi Qamili dhe i mbush poturet. Ti vesh çorape jeshile, të verdha, do merresha me atletet që i shkove në takim zv. presidentin amerikan dhe pastaj të përzunë. Po këtë nuk e bëj por nuk e bëj për një arsye se ti problemin nuk e ke tek këmbët por tek koka.

Ruçi: Faleminderit zoti Spaho që bërë atë që predikon.
Rama largohet nga salla e Parlamentit
Sigal