Pas tre orësh show, Rama largohet nga pas godinës së UBT-së

545
Sigal

Për më shumë se tre orë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku ka premtuar dhe ripremtuar, mirëpo nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për studentët.

Pas takimit kreu i qeverisë është larguar nga ambientet e pasme të Tiranës, shoqëruar nga rektori Bahri Musabelliu, ndërsa nuk mungonin as punonjësit e gardës.

Një pjesë e mirë e studentëve që ishin pjesë në takim janë shprehur të frikësuar për shkak të rektorit, i cili duhet thënë se nuk e kishte njoftuar praninë e Ramës në mbledhjen e sotme.