Pas betimit të Trump, largohen 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë. A është Lu mes tyre?

50
Pas betimit të Donald Trump si President i SHBA­-ve, plot 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë janë shkarkuar, sipas ultimatumit të dhënë prej administratës së tij.Më herët zv/presidenti Mike Pence tha se ata do të kishin afat deri më 20 janar që të japin dorëheqjen.
Bëhet fjalë për ambasadorët që cilësohen si emërime politike. Ata përfshijnë ambasadorët amerikanë në Gjermani, Britani, Kanada, Kinë dhe vende të tjera si Japoni, Indi, Arabi Saudite.
Por, a është Donald Lu, ambasadori amerikan në Shqipëri në mesin e tyre?
Sipas “American Foreign Service Association”, Donald Lu nuk është shkarkuar nga detyra pasi ai nuk është emëruar politikisht.
Kjo shoqatë thotë se ambasadori amerikan në Shqipëri i konfirmuar më 20 Nëntor 2014 është diplomat karriere.
Ky vendim rrezikon të lërë shumë vende, përfshirë edhe disa që kanë marrëdhënie delikate me SHBA-të, pa përfaqësues të konfirmuar nga Senati amerikan për muaj të tërë.