Ore vendimtare – Vettingu, PS pa emra për komisionet. Rama e Meta takohen tek vila 30

498
Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga seanca e Kuvendit Kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti Fatmir Xhafaj ndodhen në një takim në vilen qeveritare me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Ndërkohë mbledhja e grupit parlamentar në selinë e PS-së mesditën e sotme, nuk solli ndonjë produkt në këtë drejtim

Partia Socialiste nuk ka vendosur ende për emrat që do të propozojë për Komisionet e vettingut.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

Parlamenti mblidhet në orën 18: 00 për të votuar dy projektvendime.
Sigal