OMONIA denoncon abuzimet e Bashkisë minoritare të Finiqit

568
BASHKIA E FINIQIT – ÇIFLIG I P.S
Organizata “OMONIA” për një kohë të gjatë nuk ka denoncuar asnjë nga veprimet abuzive të administratës së Bashkisë së Finiqit. Dhe kjo duke konsideruar se ajo që mungon sot në këtë rajon nuk janë përplasjet politike vendore por dialogu dhe bashkëpunimi midis individëve dhe grupimeve, pamvarësisht nëse disa nga këta i janë kundëvëne Organizatës e cila në mënyrë dinjitoze përfaqëson Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri.
Kryetari i Përgjithshëm i Organizatës “OMONIA” ka ndërmarrë disa herë nisma bashkëpunimi me drejtuesit e pushtetit vendor, e kjo për të mirën e komunitetit e zgjidhjen e shumë problemeve që përbëjnë shqetësim, si ato që lidhen me arsimin,me pronat, mbrojtjen e të drjetave të njeriut etj.
Por nuk mund të heshtim përgjithmonë e të mos denoncojmë qendrime e veprime të drejtuesve të kësaj njësie vendore të cilat dëmtojnë rëndë interesat komunitare e që janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Së pari, për problemet që lidhen me grabitjen e pronës publike e private (toka, kullota, livadhe etj.) Janë të shumta rastet që individë të ndryshëm, me dokumenta të fallsifikuara,kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke dhe Bashkia nuk ka hapur asnjë proçes gjyqësor ndaj tyre, përkundrazi në shumë raste i ka lehtësuar apo ndihmuar shkelësit e grabitësit e pronës publike.
Së dyti, mungesa e transparencës e praktikat korruptive në investimet që janë në proçes zbatimi apo janë kryer. Flagrant është rasti me dy vepra, Ujësjellësin e fshatit Memoraq dhe rrugën Dërmish – Dhivër – Cerkovicë. Ndërsa ishte miratuar projekti për rehabilitimin e asfaltimin e rrugës prej 12 klm,përfundimisht i njejti fond përdoret për një gjatësi rruge 2,5 klm. Dhe kjo në emër të një cilësie më të mirë u zvogëlua në mënyrë drastike kilometrazhi. Por fakti i realizuar tregon se cilësia është më e keqe. Veç kësaj të dy veprat janë filluar me një vit vonesë për arsye se Kryetari i Bashkisë kërkonte ti merrnin për zbatim kompani të përzgjedhura prej e tij. Ndërsa kompanitë fituese e çuan çështjen në Gjykatë dhe investimi vonohet për një vit.
Së treti, emërimet klienteliste në administratë të militantëve të PS. Është shumë shqetësuese kjo praktikë e cila realisht ka paralizuar punën nga pa aftësia e të emëruarve që nuk janë specialistë por partiakë vendor pa profesione. Është tipik rasti i një N/kryetari Bashkie i z. Anastas Murati i cili është paraqitur në punë vetëm kur u emërua e në vazhdim është larguar për në Greqi( aty ku punonte si emigrant) për të organizuar strukturat elektorale të PS në këtë vend. Ka dhe raste të tjera punonjësish të administratës që marrin pagën pa ditur njeri se ku ndodhen.
Nga ana e këshilltarëve të kësaj bashkie është kërkuar disa herë lista me strukturën organike dhe numrin e punonjësve në administratë. Asnjëherë nuk pranoi drejtuesi i njësisë vendore të informojë për numrin e punonjësve. Numri i tyre vlerësohet të jetë në mbi 200 veta. Të pesë kumonat e dikurshme që sot përbëjnë Bashkinë e Finiqit kishin rreth 90 punonjës në administratë. Fondet e të ardhurat e tjera përdoren pa asnjë kriter për tu siguruar paga militantëve partiakë.
Problemet janë të shumta e të ndyshme. Qytetarët e komuniteti kanë mbetur jashtë kujdesit të njësisë vendore. Nga qeveria qendrore e vendore, kjo bashki konsiderohet si një çiflig, ku militantët partiakë mund të sigurojnë të ardhura personale e të sillen si pronarë.
Dje me të gjitha makineritë e Bashkisë sistemohet rruga e një bashkëqytetari, sepse do ta vizitojë kryeministri Rama (duke na kujtuar vizitat e E Hoxhes), do japi të njejtën shfaqe grotesku elektoral që dha në shtëpinë e Varsamit në Dropull, duke na kujtuar epoka të kaluara, të para ‘ 90.
Ne u bëjmë thirrje bashkëqytetarëve tanë, ti rrezistojnë presionit qeveritar, votimet për ne nuk janë vetëm çështje pozicionimi politik- ideologjik, por dhe mbrojtje e identitetit tonë.
Më 25 Qershor, Minoriteti Grek, do ti japë përgjigjen e duhur politikës diversioniste e përçarëse që zbaton z. Rama me këtë komunitet.
Sigal