Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje dhe ngushëllime për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të sportit, Mikel Janku.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.
Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Ndaj sot dhimbjen e thellë bashkë me familjen Janku, miqtë e të afërmit dhe mbarë sportdashësit, për ndarjen nga jeta të Mikel Jankut, këtij personaliteti të shquar, të futbollit e sportit dhe gazetarisë sportive.
Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.
U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviatori ynë i dashur!