Monika Kryemadhi: Për LSI, mirëqeverisja më e rëndësishme se pushteti

528
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15 vjetorin. Kryeparlamentari socialist Ruçi merr pjesë

Mysafiri i vetëm nga PS, ja kush e përfaqësoi maxhorancën në festën e 15-vjetorit të LSI

Dje Lëvizja Socialiste për Integrim festoi 15 vjetorin e saj.  Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ftuar nga Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, mori pjesë në mbrëmjen e djeshme në festën e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie.  Kryeparlamentari Ruçi ka biseduar me Kryemadhin në një atmosferë festive, madje Kryemadhi në fjalën e mbajtur, përmendi që me kryeparlamentarin Ruçi kanë qenë bashkërisht në PS.

Monika Kryemadhi: LSI, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit

15 vjet më parë lindi LSI, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar maxhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga maxhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti. Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së. Në këto 15 vite të rrugëtimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës. Ne u rezistuam goditjeve të pa principta që synonin eliminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore. Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij. Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë.  Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij  politike.

Ta çlirojmë të majtën nga thundra e krimit

Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan të mirëfilltë të majtën shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqësisht me anë të koncesioneve dhe PPP-ve, kryeministri ynë e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen. Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”. Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen  e së majtës së vërtetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit. Kushtet në të cilat ndodhemi na e ngarkojnë Ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë  të  majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër. Trëndafili i kuq i socialistëve shqiptarë me rrënjët në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ëndërr Shqipërinë si gjithë Evropa që u bë e duhej të ishte edhe sot simbol i politikave sociale, nuk është më. Ai është zëvendësuar me fjongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional çlirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët  e mërgimit, dhe që po e çon edhe  vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marrë veten. Ndaj ne duhet ta marrim përsipër këtë sfidë.

Rilindja e Ramës, tradhtarja më e madhe e së majtës, ka shkelur çdo vlerë

Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë. Në kohën kur më shumë se kurrë   kërkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është  polarizimi i tejskajshëm, nxitja e përçarjes së shoqërisë në  “ne” dhe “ata”. Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë  pikë  takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare.

Kryemadhi: 0% tatim për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç

Propozime konkrete për start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjtë, po i përgatisim dhe do t’i paraqesim së shpejti propozimin tonë bashkë me faturën financiare që çdo i ri apo e re deri në moshën 30 vjeç për çdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat i punës tyre në biznes, administratë, sistem bankar, shëndetësi, bujqësi, apo çdo fushë tjetër tatimi të jetë 0”.

LSI, trashëgimtare e LANÇ

Për mua si Kryetare e LSI-së dhe për të gjithë ne, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, është një moment fatlum dhe rastësi e bukur që 15 vjetori i krijimit të partisë tonë koincidon në 75-vjetorin e çlirimit të atdheut, të kësaj ngjarjeje të madhe krenarie, sepse Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Antifashizmi si vlera e saj universale, jo vetëm i sollën popullit lirinë, por e bënë Shqipërinë kontributore të denjë në koalicionin antifashist botëror, në koalicionin e madh të vlerave e të sakrificave, mbi të cilat u ngrit Evropa e Bashkuar.