Ministra dhe deputetë, në listën e zezë ndërkombëtare

436
Sigal

Një televizion publik kombëtar ka publikuar një variant të kërcënimit publik që Ambasadori Donald Lu artikuloi gjatë ditës së djeshme, ndërsa tha se ata liderë që do të identifikohen në radhën e atyre që do ta bllokojnë reformën në drejtësi, do të kenë penalitet. Sipas këtij televizioni që thotë se ka kontaktuar me burime pranë ambasadës bëhet fjalë për një listë të zezë që Presidenti Obama e publikon çdo vit për zyrtarë anembanë botës dhe që kanë në bazë të tyre 3 penalitete, ndalon zyrtarët të qarkullojnë në SHBA, bllokon pasuritë në SHBA dhe ndalon kontaktet me zyrtarët amerikanë. Por, nëse i referohemi raporteve që janë publikuar vetëm pak kohë më parë i vetmi njeri që ka probleme të kësaj natyre dhe që realisht i druhet një kanosjeje të tillë ai është vetëm. 

Raporti konfidencial i OSBE-së, sa i takon përshkrimit të Edi Ramës

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj., janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshëm. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.