Minishengeni, Braimllari: Rama, thikë pas shpine Kosovës

113

Pjesë nga intervista e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari në rubrikën ‘Opinion’

‘’Ajo çfarë bëri Rama sot ishte ‘thikë pas shpine’ për Kosovën. Vizitën e parë si kryeministër e bëri në Beograd, Rama i kërkoi Vuçiçit njohjen e Kosovës. Sot nuk bëhet fjalë për njohje, por për një ‘Mini-Shengen të përbashkët’. Kjo është një politikë kundër interesave kombëtare.

Deklarata sot ndaj BE-jë janë të rënda, ku pasi dështoi me negociatat po tenton t’i bëjë presion BE-së me ‘’Minishengen.

Edi Rama i ka vendosur taksë Kosovës me Rrugën e Kombit. Ata që e pësojnë janë bizneset e Kosovës. Kur presim lehtësim, ai vendos barrierë. Ai do ta orientojë Shqipërinë drejt një politike që nuk është pjesë e BE-së. Është interesi personal i tij. Aspirata jonë është BE-ja.

Edi Rama ka detyrë madhore që të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman që të hapë negociatat. Ka për detyrë të zgjidhë krizën politike. Ai do të tërheqë vëmendjen dhe t’u largohet reformave. Nëse nuk ndëshkohen ata që vjedhin votat, ai thellohet në paligjshmëri. Çuarja para e reformave dhe zgjidhja e krizës janë e vetmja mënyrë të çojmë përpara atë çfarë duam’’.