Meta president, 23 deputetë firmosën për kreun e LSI-së. Ja emrat

481
Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Ilir Metës për President të ri të Shqipërisë.

Në mbledhjen që u zhvilluar kryetarja, Vasilika Hysi bëri të ditur se janë 23 deputetë të cilët kanë firmosur për Ilir Metën.

Firmëtarët janë të gjithë deputetët e LSI-së dhe të PDIU-s.

Ndërkaq asnjë deputet i PS-së nuk ka firmosur që Ilir Meta të jetë kandidat për President. Por në mbledhjet e zhvilluara në selinë rozë, PS ka dhënë mbështetjen e plotë për Metën.

Deputetët që kanë firmosur janë:
Luan Rama,
Petrit Vasili,
Kejdi Mehmetaj,
Edlira Çekani,
Ylli Shehu,
Silva Caka,
Bujar Derveni,
Pirro Kapurani,
Robert Bitri,
Flamur Çelaj,
Gledion Rehovica,
Përparim Spahiu,
Agron Çela,
Monika Kryemadhi,
Spartak Braho,
Petrit Gjoni,
Bujar Kllogjri,
Edlira Çekani,
Shpëtim Idrizi,
Mesila Doda,
Aqif Rakipi,
Parid Cara,
Luan Duzha,
Tahir Muhedini.
Sigal