Meta-Bashës: Je i vetmi kryetar opozite që kërkon dorëheqjen e një kryeparlamentari

483
BERAT – Aleati më i madh në qeverisje Ilir Meta i ka kaluar me batuta kërkesat e përsëritura të opozitës e veçanërisht liderit Basha për dorëheqjen e tij. Madje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar edhe arsyen përse kryedemokrati Basha i kërkon të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit. “Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo vetëm për demokratët në parlament por sidomos për liderin historik z.Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufi qëndrimet e tij politike”, tha Meta.
Meta tha se e sheh të çuditshme kërkesën e Bashës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, kur në fakt në çdo vend të botës një lider i opozitës kërkon dorëheqjen e Kryeministrit. “Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare z.Basha nuk kanë nevojë për shumë sqarime.Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit”, – u shpreh kreu i LSI-së.
Meta tha se nga Basha duhet të presim edhe çudi të tilla: Nuk habitem sepse qeverinë Rama e etiketon si qeverinë Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma sepse shumë shpejt do fillojë të ndërrojë vendet dhe do akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur se do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”. Këto deklarata kreu i LSI i bëri pasi mori pjesë në panairin me prodhime bio në Skrapar, në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjet e aktualitetit politik.
Meta: Marrëveshja me PS në nivelet më të larta, të tjerat janë trillime
Votat e bashkuara në këshillin e qarkut të Dibrës mes LSI-së dhe Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, për aleatin në qeverisje Ilir Meta nuk ndikojnë aspak në koalicionin me Partinë Socialiste. Meta deklaroi nga Berati se marrëveshja e arritur 2 vjet më parë me socialistët është në nivelet më të larta dhe se lajmet për “përçarje” janë trillime mediatike. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se marrëveshja me Partinë Socialiste ka qenë që LSI të merrte kryetarin e këshillit bashkiak të qarkut të Dibrës. 
“Asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo të asnjë ministri”.
“Do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA dhe do komunikoj me ju nga Wanshingtoni”.
CEZ
“Absolutisht i qëndroj deklaratës time për hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë ndërkombëtar dhe shqiptar dhe parlamentar. Në mënyrë që çdo qindarkë që është abuzuar, që është shpërdoruar nga zyrtarët, politikanët dhe administratorët jo vetëm të shkojë në buxhetin e shtetit dhe të dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë, por secili që ka prekur interesat e CEZ-it dhe shtetit shqiptar të marrë dënimin e merituar. Të ndiqet çdo qindarkë që ka lëvizur jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA tek kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë euro që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera pas uljes tjetër që i ka bere ERE çmimit të energjisë për të favorizuar CEZ, se tek cilat kompani kanë shkuar, cilët zyrtarë kanë përfituar dhe se si kanë ndërhyrë me veprimet e tyre. Duhet të hetohet që nga dita e parë e privatizimit të CEZ deri në ditët e sotme”.
Sigal