Mesazhi i qartë i Lulzim Bashës/ Ramën do ta çojmë në burg, pranë kriminelëve me të cilët qeveris

519
Sigal

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ka qenë shumë i qartë në mesazhin që i ka dërguar Edi Ramës nga Shkodra, ku i i ka thënë se shumë shpejt do ta ketë vendin në burg.

‘Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qëndruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me edi ramën. Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën ty ku jeni ju, bashkë më krimineleët  e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodres. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë  për të realziuar enderrën Shqipëria si gjithë Europa.”, tha Basha.