LSI: Drejtësia po përdoret si kamzhik nga mazhoranca!

517
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë publike pohoi se reforma në drejtësi është deformuar.

Nga selia e LSI, pak pas mbledhjes së grupit parlamentar, Vasili tha se kjo reformë është kapur nga maxhoranca.

“Reforma në drejtësi është rënduar, ka hyrë në qorrsokak dhe është kapur nga maxhoranca. Situata bëhet edhe më delikate kur edhe presidenti i Asamblesë së OSBE, i cili pati një mision në Shqipëri, thekson: ne pamë një situatë të ndërlikuar në reformën në drejtësi”, tha Vasili.