Kryetari i PD-së Lulzim Basha: 30 qershori  zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama

393
Sigal

Në daljen e tij para mediave, kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se votimet e 30 qershorit e nxorën më të vetmuar dhe më të dobët kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, dita e djeshme ishte një mesazh për ndryshim.

“Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori  zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.

Ca për para krimi, Ca për para tenderash dhe koncesionesh, Ca për paratë e rrogës. Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken. Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin. Kjo është tashmë sfida jonë. Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni”, tha Basha.