Kryeparlamentari turk në Tiranë takohet me Nishanin e Ramën

538
Sigal

Presidenti Bujar Nishani ka pritur sot, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, bashkë me delegacionin që e shoqëron. Kreu i shtetit shqiptar, Nishani e ka pritur delegacionin e nivelit të lartë të kryesuar nga Cemil Çiçek, në Presidencë.

Më herët Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek), është pritur nga kryeministri, Edi Rama, në selinë e Këshillit të Ministrave.

Takimi zyrtar është zhvilluar mes dy delegacioneve përkatëse, ku Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Turqi, Blendi Klosi, si dhe disa nga këshilltarët e tij. Çiçek shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar (Hidajet Bajraktar), kryetari i Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri – Turqi, në Parlamentin turk, Rifat Said dhe anëtarë të tjerë të delegacionit zyrtar.

Ndërkohë pas takimit edhe me liderin e opozitës, Luzim Basha, Cemil Çiçek, do të vizitojë qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të ketë një takim me kryebashkiakun Vangjush Dako. Në axhendën vizitave të kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, është parashikuar edhe një vizitë në kalanë e Prezës, që ndodhet në periferi të Tiranës.