Kryeministri Rama: Stacioni i gazsjellësit “TAP” në Fier është gati në 2020

711
Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në qytetin e Fierit për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Kryeministri Rama tha se ky projekt do të sjellë përfitime të vazhdueshme. Kreu i qeverisë konstatoi se të gjitha 70% e fuqisë punëtore në këtë projekt është vendase janë vendas. “Ky stacion që do të jetë gati për vitin 2020 pritet gjatë këtij viti të ketë më shumë se 250 punonjës,” u shpreh Rama. “Projekti do të vazhdojë të prodhojë përfitime të vazhdueshme. Jemi mbledhur për një vepër kyçe të këtij projekti, investim i përmasave të pazakonta, i barabartë me 5 fusha futbolli. Deri në fund të prillit të 2018, skuadrat e punimit kanë treguar performancë të jashtëzakonshme me milionë orë pune e pa lëndime pavarësisht rreziqeve që mbart gjithë kjo punë. Kur nisëm këtë punë, na është shprehur shqetësimi se mos vallë Shqipëria kthehej në pengesë për shkak të burokracisë e problematikave mes kompanisë dhe administratës. Pala që investon e ka thënë që Shqipëria ka qenë një surprizë, pasi nuk ka pasur asnjë lloj pengese nga pikëpamja proceduriale. Angazhimi në projekte të tilla nëse është i mirë konstruktuar mund të sjellë pengesa, duke garantuar shpejtësi e cilësi. Projekti nuk ka shënuar asnjë vonesë, është tërësisht brenda agjendës së paracaktuar. Ky stacion që do të jetë gati për vitin 2020 pritet gjatë këtij viti të ketë më shumë se 250 punonjës.,Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve, pasi të gjithë ata të përfshirë në këtë operacion. Falë negociatave që janë kryer nga ministri Gjiknuri është arritur që brenda kontratës të ketë një program investimesh sociale e mjedisore. Ka një sërë komunitetesh të ndërhyrjeve të bëra. Sot kemi masterplanin kombëtar për gazin, dokument gjithëpërfshirës objektivash e synimesh të përcaktuara, që rregullon të gjithë hartën e veprimeve për gazifikimin e vendit tonë. Zona kryesore e parë përfituese do të jetë trekëndëshi Ballsh, Fier, Patos. Duam të ndajmë përfitimet e gazsjellësit me vendet e tjera të rajonit. Ndërtimi i gazsjellësit Adriatiko-Jonian ku kemi filluar bisedimet me Malin e Zi dhe Kroacinë, është një tjetër risi që duam të arrijmë,” tha kreu i qeverisë.