Kryemadhi prej dy ditësh në Uashington, çfarë diskutoi me ish-anëtarët e Kongresit Amerikan

575
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e pranishme në aktivitete me ish-anëtarë të Kongresit Amerikan në takimin vjetor të organizuar në Uashington, ku u fol edhe për integrimin e Shqipërisë në BE si dhe krizën e emigrantëve në kontinentin evropian. Ndërsa në lidhje me 600 mijë sirianët në Shqipëri, Kryemadhi shprehet se është një lojë e qeverisë Rama në kurriz të shqiptarëve. Kryemadhi shkruan: “Dje dhe sot pata biseda të frytshme me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan. E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë. Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Evropë kërkon një qasje të re në qëndrim”.