Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Asnjë hap pas në ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa

78

 

Lideri demokrat Lulzim Basha po zhvillon një takim entuziast me qytetarët e Bashkisë së Vorës.

Zoti Basha theksoi se beteja nuk pushtetin e Lulzim Bashën, kjo nuk është një betejë për parti, por bëhet për njerëzit e këtij vendi.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje me hajdutët duke theksuar se zgjidhja e krizës është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë transitore.

Pjesë nga fjala e Bashës

Më lejoni ta nis me një falenderim të përzmërt për pritjen nga hyrja e Bashkisë së Tiranës deri në Vorë.

E patë para dy ditësh pritjen në Durrës se të gjithë janë në këmbë.

Asnjë hap pas në ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Nuk ka sallë që na mban dot brenda

Jo për pushtetin e Lulzm Bashën, kjo nuk është një betej për parti, por bëhet për njerëzit e këtij vendi, për qytetarët e thjeshte, ne kemi sakrifikuar mandatet për tju cliruar ju nga qeveria e Edi Ramës e bërë njesh me bandat, që ju përqesh, ju mashtron, që ju detyron të merrni rrugën e kurbetit dhe që ju ka varur në qafë taksat më të lartë, dhe tani bëhet gati të manipoulojë zgjedhjet.

Nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, ato do të jenë pa Edi Ramën kryeministrër, zgjedhje pa krimin, qeveri tranzitore që bashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje të mos jenë peng i krimit, por i qytetarëve.