Kolapsi i Reformës në Drejtësi, 11 kryetarë gjykatës pa mandat

138

Jakup B. GJOÇA

Vetingu vazhdon me hapin e breshkës, dhe në reformën e re në Drejtësi është parashikuar që të vazhdojë deri në 5 vjet, për të kaluar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që do të jenë në trupën e re të Gjyqësorit. Deri tani , edhe ata të paktë, gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë kaluar para Komisionit i Pavarur i Vlerësimit, shumica e tyre nuk kanë mundur të kalojnë, por kjo ka shkaktuar vende vakante nëpër gjykata dhe prokurori. Kështu, ka disa muaj që Gjykata Kushtetuese deri tani ka mbetur me 3 anëtarë, po kështu edhe Gjykata e Lartë dhe gjykatat e tjera. Një nga vështirësitë e zëvendësimit të tyre është se ende nuk janë ngritur piramida e Gjyqësorit, sipas reformës së re në Drejtësi, domethënë, ende nuk janë ngritur institucionet e reja, sikurse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilat tashmë kanë kompetencën kushtetuese që të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Jo, vetëm kaq, por derivati i këtij kolapsi, që është krijuar në Drejtësi, për shkak të ecurisë së ngadaltë të vetingut, është se edhe gjyqtarët dhe prokurorët që janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës nuk mund të emërohen dot, pasi nuk janë ngritur KLP dhe KLGJ.

Lojërat politike të mazhorancës me Drejtësinë

Kanë kaluar të gjitha afatet kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja të Gjyqësorit, të cilat do të bënin të mundur edhe plotësimin e të gjitha vendeve vakant në Gjyqësor. Zvarritja e deritanishme është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e maxhorancës, e cila, në prapaskenën politike, përpiqet të fitojë kohë, për të krijuar mundësitë, që vendet vakante t’i fitojnë vetëm kandidatët e saj të preferuar. Madje, maxhoranca, në kundërshtim të plotë edhe me Kushtetutën, ka emëruar me 36 vota kryeprokuroren e Përkohshme, me pretendimin se nuk janë ngritur KLP-ja, madje, në votimin e kandidaturës së saj në Parlament, maxhoranca u zotua se koha e kësaj kandidature do të ishte deri në marsin e 2018-s, dhe nuk do të ketë kompetenca emërimi dhe shkarkimi, gjë, që deri tani ka ndodhur e kundërta, prandaj edhe opozita ka ngritur akuza se kryeprokurorja e Përkohshme është instrumenti në duart e maxhoranxës.

Kryetarë gjykate me mandat të skaduar

11 kryetarë gjykatash që u ka mbaruar mandati kanë depozituar kërkesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku shprehin interesin për të vijuar sërish në këtë detyrë. Sipas shkresës në fjalë, bëhet e ditur se 11 prej këtyre gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa 11 prej kryetarëve të tjerë u përfundon në 6-mujorin e dytë. Ndonëse KLD-ja nuk ka kompetencë që të kryejë zëvendësime, ajo po shqyrton delegimin e mandateve për gjyqtarët. Kjo për faktin se duhet të krijohet institucioni i KLGJ-së, duke futur në ngërç edhe gjykatat.

Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:

Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)

Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)

Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)

Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)

Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)

Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)

Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)

Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)

Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)

Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Në 6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;

Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)

Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)

Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)

Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnjë (23.07.2014)

Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)

Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)

Roland Jaupaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)

Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)

Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)

Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)

Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)

Ende nuk janë ngritur institucionet e reja, sikurse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilat tashmë kanë kompetencën kushtetuese që të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha shkallët e Gjyqësorit