Jeni ngjitur në këmbë apo të kanë mbajtur bodyguard-ët hopa? Përgjigjet Presidenti Meta

490
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me inisiativën e tij për të vizituar vendet malore dhe për të reklamuar këtë lloj turizmi.

Teksa u ndal tek ngjitja e tij bërë në majën e Jezercës në alpet e Shqipërisë, ai tha se i është dashur 6 orë për të arritur majën dhe rreth 4 orë e gjysmë për të zbritur.

Ai tha “Deri tani, ne këtë punë na i kanë bërë çekët, polakët dhe austriakët, tani mendoj që duhet ta bëjmë më shumë vetë, pasi disa nga pjesët më të bukura të Shqipërisë ndodhen atje, për fat të keq janë braktisur”.

Ndërsa gazetari Fevziu u shfaq i habitur nga koha e marrë për ngjitjen dhe zbritjen e alpeve, pyeti nëse e kishte ngjitur vetë apo në krahët e bodyguard-ëve.

Kësaj përgjigje Meta iu përgjigj duke qeshur ndërsa tha se ai e a hobi ngjitjen dhe do të vijojë ta bëjë.