Ja pse Edi Rama vizitohet fshehurazi në spitalet e Europës dhe…

784
Sigal

Protestat e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, e kanë frikësuar shumë

Albana Vokshi, ish-deputete e PD-së dhe kryetare e LGDSH-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me largimin e kryeministrit Edi Rama për disa ditë nga Shqipëria.

Vokshi shkruan se Rama ka frikë, ndaj dhe ikën fshehurazi nga vendi, vizitohet fshehurazi dhe kthehet fshehurazi në atdhe.

“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që ikën fshehurazi nga vendi i vet, vizitohet fshehurazi në spitalet e Europës, kthehet fshehurazi në atdhe.

Ka vetëm një arsye për këtë fshehje. Edi Rama ka frikë. Dhe ka shumë të drejtë! Ai është VETËM!”, shkruan Vokshi.

Edi Rama, aq sa ka detyruar policinë e ‘Gjeneral Çubardhit’, që të marrë masa ekstreme, njëlloj sikur të jemi në gjendje lufte.

Polica ka bllokuar një pjesë të autostradës tek Qafa e Kasharit dhe nuk lejon asnjë makinë të futet në rrugë, pasi pritet ardhja e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ka bërë që në krahun tjetër të autostradës të krijohen kilometrike me automjete.Kujtojmë që edhe në kohën e Enver Hoxhës, edhe pse numri makinave ishte shumë i vogël, sërish masat në rrugë kur lëvizte diktatori ishin të larta.