Ina Zhupa: Para të harxhuara nga taksat tona dhe asgjë e fituar për fëmijët e Tiranës

885
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook ajo ka thë se fëmijëve ju duhen më shumë këndet e lojrave sesa fotot me Erion Veliaj.

Kryebashkiaku mashtroi në fushatë duke thënë se sdo jeote asnjë leje ndërtimi, por betonizimi i Tiranës, njeh vetëm rritje dhe ai bën foto me fëmijë për të mashtruar mendjen e njerëzve.

Ja postimi i plotë:

Fëmijëve ju duhen më shumë këndet e lojrave sesa fotot me Erion Veliajn.


Amortizim dhe shkaterrim i kendeve të lojrave nëpër lagjet e Tiranës. Parate e mirëmbajtjes nuk dihen ku shkojnë.

Erion Veliaj( Betoni) inaguroj kënde lojrash për fëmijë nëper lagjet e Tiranës, me pamje shumë të bukura të përgatitura nga ushtria e PR në bashki dhe ja u shperndau videot gati televizioneve. Po si është realiteti i tyre sot? A kanë fëmijet kënde lojrash në lagje?

Kanë disa kënde të amortizuara, me hekura të dalë, me beton poshtë, të mbushura me gropa uji nën këmbe. Shumë të rrezikshme për fëmijet që mund të luajnë. Një pamje që nuk ka lidhje me atë që duhet tju ofrohet fëmijeve. Por nuk ka asnjë perputhje me reklamen e madhe e parate e shpenzuara për ti ndertuar dhe milionave që merr nga taksat tona agjensia e Blendi Goxhes për ti mirëmbajtur.

Bashkë me ekipin tim bëme një vëzhgim me pamje se si është gjendja sot e kendeve të lojrave tek : njësia 7, tek pallati me shigjeta, tek vasil shanto, te kendi përballe presidences, edhe tek ali demi. Kujtoj këtu që këndi përballe presidences u prish ai i ndërtuar nga kryebashkiaku Basha dhe u ndertua prap duke shpenzuar dy here qytetaret e Tiranës. Ndërkohe që një lulishte dhe nje kend lojrash ishte në zonën e ish parkut të autobusave ndertuar nga kryebashkiaku Basha dhe sot gjen kompleksin e pallateve qe po ndertohet.

Rezultati? Para të harxhuara nga taksat tona dhe asgje e fituar për femijët e Tiranës.

Për më shumë ndiqni videon

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/1917903698281027/