Ilir Meta: Demokracia amerikane ka funksionuar si një mrekulli amerikane

402
Sigal

Prononcimi për mediat i Kryetarit të
Kuvendit në Mëngjesin e Zgjedhjeve Presidenciale të Ambasadës Amerikane

 

Sapo është zgjedhur Donald Trump në
krye të SHBA-ve. Së pari mesazhi që keni për urimin?

Padyshim që
një urim i përzemërt për Presidentin e ri të përzgjedhur në SHBA, përveç SHBA-ve,
për këtë proces shembullor, sepse pak ditë më parë të gjithë patëm shqetësime
për një polarizim pak të pazakontë të politikës atje, por sot gjithçka është e
qartë.

Demokracia amerikane ka funksionuar si
nj
ë
mrekulli amerikane.
Edhe zgjedhja e z. Trump, por edhe raporti i znj.
Clinton me të, duke e uruar dhe vlerësimi i tij për rivalen, znj. Clinton pas
përfundimit të kësaj gare, tregojnë qartë që Amerika është një vend me një
dinamikë të jashtëzakonshme demokratike dhe është një vend i vendosur për të
ecur përpara dhe përmes debatit, por në fund fare, gjithmonë përmes bashkimit.

Në qasjen tuaj ai përmbushi aspiratat
në termat demokratike ky proces zgjedhor? Pra, a ishte demokratik dhe deklarata
e Trump pas procesit mendon se ishte e duhura?

Procesi
ndoshta ishte edhe më demokratik se sa duhet. Në kuptimin që gara ka qenë mjaft
e fortë dhe ndonjëherë etika nuk u ruajt në ato parametra që ne jemi mësuar në
garat amerikane apo demokracive perëndimore.

Por në çdo
rast fundi i procesit është ai që mbahet mend, por ka qenë një fund i
mrekullueshëm përsa i takon kulturës politike dhe demokratike. Besoj se ky
proces do ta ndihmojë Amerikën të eci më shpejt përpara.

Kur thatë që rezultati ka qenë i
papritur për shumë persona, a përfshini këtu edhe veten tuaj?

Unë jam një
natyrë që në përgjithësi jam skeptik ndaj sondazheve, por edhe ndaj mediave në
kuptimin e ndikimeve, aq më tepër që edhe eksperienca të ndryshme na kanë bërë
për të qenë gjithnjë skeptik. Sigurisht që fitorja e znj. Clinton nuk do të
ishte një surprizë. Pasi znj. Clinton ka qenë një figurë shumë e njohur e
Shteteve të Bashkuara dhe në të gjithë botën me mjaft detyra të larta publike.
Surprizë ishte kjo që ndodhi, që tregon edhe një herë se demokracia është e
bukur, sepse çdo gjë mund të ndodhi.

Çfarë duhet të kopjojë Shqipëria nga
ky proces zgjedhor që pati në SHBA? Kujtojmë që jemi edhe ne gati për zgjedhjet
e 2017…

Nuk besoj se
duhet të kopjojmë, duhet të reflektojmë, duhet të mësojmë, duhet të përfitojmë
nga kjo eksperiencë, dhe nga këto eksperienca. Në radhë të parë për të kuptuar
më mirë mesazhin që kërkojnë qytetarët.

Është shumë më
i rëndësishëm mesazhi për qytetarët se sa sondazhet që u ofrohen atyre, sepse
në fund fare janë ata që do të vendosin. Nuk janë mediat, nuk janë kompanitë e
sondazheve dhe mendoj që ky është një mësim shumë i rëndësishëm.

Dhe së dyti,
politika tradicionale apo e ashtuquajtura “establishment”, ka dy rrugë: ose do
të rigjejë lidhjet me qytetarët, me njerëzit duke u vetëpërmirësuar, duke
ndryshuar, ose padyshim që nuk do të mundet dot të pengohet procesi i
ndryshimeve kur ky kërkohet nga qytetarët. Por absolutisht që unë jam i bindur
që kjo zgjedhje, do t’i forcojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Sepse
asnjëherë nuk ka patur një ndryshim në raportet midis dy vendeve, dy shteteve
tona, pavarësisht nga ndryshimet e vazhdueshme në Amerikë, të presidentëve, të
administratave, apo në Shqipëri të qeverive, të kryeministrave të presidentëve
e kështu me radhë. Ky është një partneritet shumë solid, strategjik, afatgjatë
dhe në këtë drejtim unë besoj se të gjithë të kemi se çfarë të mësojmë dhe
çfarë të kontribuojnë.

Z. Meta u numëruan me miliona vota të
amerikanëve brenda 12 orëve për të dhënë verdiktin. Në Shqipëri numërohen
gjithsej maksimumi 2 milion vota bashkë me ato të pavlefshmet dhe do të na
duhet të paktën 3 ditë derisa të dalë rezultati. Përse ky ngërç, çfarë duhet
zgjidhur që të mos përsëriten në këto zgjedhje që vijnë?

Thjeshtë do të
duhet më shumë vullnet politik. Sepse edhe në Shqipëri në rast se do të ketë
vullnet, sidomos të partive dhe do të kishim një proces më profesional,
absolutisht që kjo gjë mund të ndodh.

Numërimi elektronik do të mund të
ishte zgjidhje?