FOTO/ Ndodh në Shkodër, banakieri bëhet drejtor i Hipotekës

556
Kryefjala e kryeministrit Edi Rama në fushatën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ishte reformimi i administratës shtetërore. Rama shpiku edhe disa fjalë kyçe gjatë fushatës, siç ishte çuarja e tepsisë për skrap, duke akuzuar edhe LSI-në se ajo kishte bërë emërime politike gjatë 4 vjeçarit të mandatit të parë.
Kryeministri paralajmëroi se pasi të fitonte zgjedhjet, do të hapte konkurs për drejtues të institucioneve kyçe në administratë. Zgjedhjet i fitoi i vetëm, ndërsa ende pa u betuar qeveria e ri, Rama filloi të shkarkonte drejtuesit e Hipotekave, spitaleve, burgjeve.
Në fakt, Rama nuk bëri asgjë tjetër, vetëm se hoqi njerëzit e partive të tjera nga puna, duke emëruar në vend të tyre militantë të PS-së. Por, ditën e djeshme Ministria e Drejtësisë bëri publike emërimet e drejtuesve të Hipotekave në disa qytetet të Shqipërisë.
Mësohet se në krye të Hipotekës në Shkodër është vendosur Zamir Leka, i cili është një aktivist i PS-së në këtë qytet.
Në profilin e tij në ‘Facebook’, Leka shfaqet në banakun e një lokali, duke punuar si banakier. Por duket se fati i ka ndritur Lekës, i cili me angazhimin e tij në PS-së është shpërblyer, duke u vendosur në krye të Hipotekës së Shkodrës. Ky emërim do i shkonte përshtat edhe sloganit të kryeministrit: Punë ka, po nuk ka profesionistë. /Shkodranews


Sigal