Fati i Teatrit Kombëtar?! Zbardhet vendimi që ka marrë Partia Demokratike

551
Sigal

Pas disa senacave të bojkotuara, PD ka vendosur që të marrë pjesë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.

Vendimi i Partisë Demokratike u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Në komision do të diskutohet dekreti i prsidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Më datë 28 korrik presidenti Meta, kthehu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në vendimin në fjalë që i hap rrugë sërish diskutimeve në Kuvend, jepen të plota 9 argumentet mbi të cilat është mbështetur Meta, që sipas tij nuk janë marrë parasysh.

Ndërkohë që pas letrës së KE-së, mazhoranca u shpreh se do të amendojë dekretin e presidentit Meta, duke bërë të mundur që për ndërtimin e Teatrit të ketë një garë të hapur.

Por për PD-në kjo garë është vetëm fasadë, pasi në fund dihet kush do ta fitojë konkursin.

Mënyra e vetme për ta rishkruar ligjin është pranimi i dekretit të Metës dhe automatikisht rrëzimin e ligjit të miratuar më 5 korrik.

Pas votimit në komision, dekreti do të jetë gati për tu miratuar në seancën e 20 shtatorit siç është parashikuar.