Emisioni investigativ – BOOM/ Kur Ora News dhe IPR Marketing të kapin “shah mat”

535
Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News solli në vëmendje sondazhet dhe exit poll-in e Ora News në bashkëpunim me IPR Marketing, një sukses i radhës i arritur për të katërtën herë, qysh prej vitit 2009.
Edhe pse sondazhet u kritikuan nga të gjithë politikanët dhe analistët dhe u panë me dyshim se ishin të manipuluar, rezultati i KQZ tregoi se Ora News dhe IPR Marketing ishin të saktë në parashikimin e tyre për të gjitha partitë.
Kryeministri Rama mori 74 mandate, një parashikim i cili u dha edhe nga drejtuesi i IPR Marketing, Antonio Notto të dielën e 25 qershorit, sapo u mbyllën kutitë e votimit, i cili tha se Rama do të marrë mbi 71 mandate. Ky sukses i merituar u arrit falë bashkëpunimit të Presidentit të Ora News, Ylli Ndroqi dhe drejtuesit të IPR Marketing, Antonio Notto dhe punës së rreth 250 studentëve të Universitetit të Tiranës.
Kryetarët e partive politike i kanë quajtur sondazhe absurde, klienteliste, të manipuluara, të paguara, por që tashmë këta politikanë duhet të mbajnë përgjegjësinë, pse jo të kërkojnë edhe falje.
Exit Poll-it final të Ora News dhe IPR Marketing të publikuar mbrëmjen e 25 qershorit ku PS shpallej fituese, iu referuan edhe mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Nëse bëjmë një krahasim sondazhi i 14 qershorit për PS, e nxori këtë forcë politike me 48%, exit poll-i i 25 qershorit 45-49 %, ndërsa rezultati i KQZ 48.33%. Sipas sondazhit PD do të merrte 32 %, exit poll-i tha një rezultat prej 30-34%, ndërsa KQZ 28.84%. Edhe për LSI dhe PDIU sondazhi dhe exit poll-i ishin shumë afër rezultatit final të KQZ.
Suksesin e 2009, 2013 dhe 2015 Ora News dhe IPR Marketing e treguan edhe në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sigal