Bujar Asqeri: Qeveritarët nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri. Këta bëjnë llogaritë e tyre

87

Këta zyrtarët dhe këta udhëheqësit tanë që s’duan t’ia dinë, që s’vijnë kurrë në teatër, që s’kanë të bëjnë fare me teatrin. Prandaj ndodh kjo, se po të kesh drejtues të pasionuar pas artit, të kenë dashuri për teatrin, të kenë dashuri për artistin, sepse artisti të bën të qeshësh, artisti të bën të qash. Kush e bën këtë? Po këta nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri. Këta bëjnë llogaritë e tyre. Po shpirtin, po frymën e atyre artistëve që kanë bërë karrierë një jetë të tërë aty? Kanë ikur të varfër, por me shpirtin plot dashuri e respekt nga publiku shqiptar. Kjo është e vërteta, dhe ne këtë të vërtetë kur e themi, ata shtrëngohen dhe shtrembërohen për ta pranuar. Ç’rëndësi ka? Ne jemi të lirë të shprehim mendimin tonë. Ne nuk kemi frikë ndaj askujt, prandaj kemi dalë në mbrojtje të teatrit, për të mbrojtur atë godinë, për të restauruar atë godinë.