Sigal

Deputeti i LSI-së Endri Braimllari deklaroi se Kryeministri Rama ka urdhëruar drejtorin e rendit dhe sigurisë në Drejtorinë e Policisë Gjovalin Loka, që të dhunojë protestuesit.

Braimllari thotë se Gjovalin Loka kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit ku e mbyllte krimi i organizuar, ndërsa tani bën trimin duke dhunuar deputetët dhe qytetarët.

Ja prononcimi i plotë i Braimllarit:

“Me urdhër të Drejtorit të Rendit, kanë ndërhyrë forcat speciale dhe na kanë goditur. Keni pamjet live të Flamur Nokës që e ngrenë në ajër dhe pas tij kam qenë dhe unë. Është e turpshme, ai drejtor policie nëse është aq burrë dhe aq trim, të vinte rendin dhe sigurinë publike në Shkodër dhe jo të fshihej nëpër komisariate. Se kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit se e mbyllte krimi i organizuar dhe bandat në komisariat. Dhe mos të vijë të bëjë trimin me forcat speciale duke dhunuar jo vetëm deputetët por dhe qytetarët.”