Blushi: Bravo Luli, u nise për Berishën dhe more Nikon

419
Ben Blushi, kreu i LIBRA e ka përcjellë plot me ironi urimin e tij mbi marrëveshjen në mesnatë Rama-Basha për daljen nga ngërçi politik. Sipas Blushit, një pikë e marrëveshjes duket se ka hyrë në fuqi që dje, Luli zv/kryeministër. 

URIM PËR MARRËVESHJEN
“Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje, pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë, nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ia ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira, jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur kanë më shumë standarde. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësojë Saliun, zëvendësove Nikon!”, shkruan Blushi. “Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrëveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar. Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si çdo të keqe.”
Sigal