Berlin, ekspozita e kryeministrit Rama në Galerinë Michael Schultz

64
BERLIN – Në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, në Berlin është çelur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artëdashësve, ekspozita vetiake e Kryeministrit Edi Rama me 115 piktura të realizuar nga Ai, gjate viteve në tryezën e tij të zyrës.
Në faqen e tij në Facebook, shkruhet: “Mbrëmë në Berlin, në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”.
Ky postim shoqërohet edhe më një seri fotosh nga ky aktivitet .