Berisha tjetër paralajmërim për Ramën: Fundi yt është burgu ose fataliteti, përfito nga orët e mëshirës

464
Ai mungon të enjteve në Kuvend, por deklaratat e forta i rezervon gjithnjë në orën kur në Parlament ka debat, Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha që edhe sot nga çadra e lirisë ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama ta ketë të qartë se në çdo moment që të vendosin këto qytetarë, ky bulevard do ketë qindra, mijëra vetë. Merri këto ditë pra, si ditë mëshire që nuk e meriton. Të them si ditë mëshire se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti. Rrugë tjetër nuk ke. Poshtërimi që i ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, kriminelët që t’i solle në pushtet janë aktakuza e këtij populli ndaj teje, ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje, por ke edhe një alternativë, nëse nuk bindesh, me lecka do kthehesh, do përfundosh në ujërat e Lanës aty ku e ke vendin”,- u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër Berisha theksoi se qytetarët do ngrihen si ‘vigan’ për të larguar këtë qeveri, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të largohet. Berisha tha se përveç votës së lirë, nuk ka forcë në botë që të ndalojë marshin demokratik.

“Kurse këtu Eskobar është kryeministri i vendit, çfarë do bëjmë ne? Do pranojmë që të qeverisemi nga një drogmenë? Apo do ngrihemi si një vigan? Unë jam i bindur se shqiptarët do zgjedhin këtë të dytën. Në zgjedhjet e 2015-ës ndërkombëtarët konstatuan se krimi bleu votën, se mediat u blenë nga qeveria, asnjë nga standardet të përcaktuara nga bota e lirë. Po sot ku jemi? U bëj thirrje fermerëve shqiptarë, një thirrje vëllazërore, a e dëgjuat ketë kryebandit që të shqipëroi njëherë fjalën ulli, domate, mollë? Ndërkohë ju dëgjoni nga ata dhe mediat e tyre çdo ditë drogë, hashash, kanabis. Po pse ky vend do jemi ne? Kurrën e kurrës nuk pranoj. E tëra është bërë sillazh në bunkerë, në magazina, në rezervat ushqimore dhe çdo natë nisen jashtë tonelata me drogë. Edi droga ku janë 10 mijë tonelatat e drogës? Kemi të bëjmë me një regjim që trafikon drogë çdo natë dhe e ka kthyer Otranton në një varr të tmerrshëm, për Vlorën dhe Shqipërinë. Çfarë kërkohet nga ne? Guxim , dhe vetëm guxim. Do ta fshijmë nga faqja e dheut, Edi Ramën dhe drogën. Paratë e tua do ti gjejmë dhe do përgjigjesh vite burgu për paratë e vjedhura. Ky revolucion ka një mision; votën e lirë. Edi Rama ka krijuar mafian e lirë”, tha Berisha.
Sigal