Berisha: Në Shqipëri është vendosur një regjim i ngjashëm me atë të Venezuelës

146

Në një takim me të rinjtë e EDS-së pak orë para nisjes së protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën aktuale politike duke e konsideruar një regjimin politik të ngjashëm me atë të Venezuelës.

“Në Shqipëri është vendosur një regjim i ngjashëm me atë të Venezuelës. Jam përpjekur të gjej formën dhe kam biseduar dhe me politologë dhe si përfundim mund ta përkufizoj si kakistokraci, kakistos do të thotë: më e keqja”.

Berisha akuzoi kryeministrin e vendit, Edi Ramën, për futjen në Parlament të personave që ai i konsideron si kriminel.

“Edi Rama futi në parlament 19 vrasës dhe kriminelë. Po të shkoje në çfarëdo burgu nuk do të gjeje kriminelë më të rrezikshëm se ata që uleshin në Parlamentin e Shqipërisë“.