Berisha: Ja pse u ekstradua financieri i Habilajve, plani i Ramës për t’i dhënë statusin e të penduarit

630
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka shpjeguar arsyet pse sipas tij u ekstradua me urgjencë drejt Italisë financieri i Habilajve.
Berisha thotë se Rama kishte plan që Nazer Seitit t’i jepej statusi i të penduarit të drejtësisë. Berisha shton se ekstradimi i Seiti është prova më e qartë se dosja Habilaj-Tahiri është mbyllur me porosi të Ramës.
Postimi i Berishës:
“Financieri i bandes Habilaj – Tahiri u ekstradua sepse po behej i penduar i drejtesise!
Te dashur miq, pas zgjedhjes se tij si kryegjykates dhe kryeprokuror, kreu i meduzes dhe mafies ne Shqiperi veproi me shpejtesi te rrufeshme.
Ai liroi Soton, qe ne makinen e tij se bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjence pashaporten Tahirit, liroi nga burgjet kriminele te rrezikshem nderkombetar dhe ekstradoi, duke keqshfrytezuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandes Habilaj – Tahiri, i cili i kishte dhene vetem ketij te fundit miliona euro nga trafiqet e bandes se tij.
Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.
Duke ekstarduar financierin e bandes Habilaj – Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre!
Ky eshte nje akt tjeter kriminal, per te cilin ne mungese te plote te hetimit dhe drejtesise duhet te marre pergjigjen e merituar vetem e vetem nga revolta masive popullore e 27 janarit, tik taku i ores se te ciles po afron! Sb”
Sigal