Basha paralajmëron protesta nga Shkodra:T’i kallim datën qeverisë

485
Sigal

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar nga qyteti i Shkodrës, protesta kundër qeverisë, gjatë aktivitetit të 25 vjetorit të demonstratës së heshtur kundër regjimit komunist.
 
“Demokracia i ka rrënjët në Shkodër, shqiptarët përkulen më respekt për veprën tuaj. Ora e kurajos civile ka ardhur sërish.”- tha Basha ndërsa shtoi se dyshja Rama-Meta po udhëheq me dhunë dhe krim.

Qeverinë aktuale Basha e ka cilësuar si një është triumf të përkohshëm të së keqes.

“Ky qytet nuk do lejoj udhëheqjen oligarkike. Protesta nga gjithë vendi i kallin datën kësaj qeverie. Ne kemi shpall projektin tonë drejt lirisë për t’u lidh më themelet tona.”- tha Basha.

Gjithashtu Basha gjatë fjalimit të tij ka vlerësuar qytetarët shkodranë për qëndrimin e tyre ndaj regjimit komunist, duke kërkuar edhe nderimin e heronjve të demonstratës së para 25 viteve.

“Mahnitemi me kurajon e shkodranëve për të rrezuar regjimin komunist. Nuk ishte rastësi që  kjo demonstratë shpërtheu në Shkodër”- tha Basha teksa shtoi se i është kërkuar Presidentit Nishani që nderojë heronjtë e këtyre ngjarjeve.
 
 
Hapja e dosjeve, Basha: Fjalët e ministrit Veliaj boshe, pasardhës i persekutorëve
Nga Shkodra lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar nismën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, për ligjin e dosjeve të ish-sigurimit.

Sipas Bashës fjalët e ministrit Veliaj janë boshe pasi është pasardhës i persekutorëve.

Basha shtoi se shumë prej atyre që përjetuan persekutimin e regjimit komunist janë ende gjallë dhe duhet të jenë pjesë aktive e nismave të tilla.

Basha këto deklarata i bëri teksa zhvilloi një vizitë në muzeun e të përndjekurve në metropolin verior.