Basha në Vaun e Dejës: Republika e vjetër e përçarë nga pazari, ne të bashkuar

583
Kryetari i PD-së Lulzim Basha hap sot fushatën elektorale në Vaun e Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Mitingu i parë filloi në Vaun e Dejës në orën 10:00, ku Basha tha: “Opozita sot është e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike. Ata janë të përçarë, ne jemi të bashkuar. Ata janë të përçarë nga pazari i vjetër i republikës së vjetër. Vau i Dejës lëngon si pasojë e shkatërrimeve në ekonomi. Bashkë në këto 4 vite i kemi qarë këto halle sa herë kam qënë këtu me biznesmenët e vegjël, me fermerët dhe për 4 vite rresht për fat të keq nuk kemi gjetur asnjë lajm të mirë, asnjë shpresë.

Ju kam pyetur “si i keni punët, o fermerë?” e më keni thënë “keq e mos më keq!”

Rinia e lënë në mes të katër rrugëve e ka pasur të vështirë këto 4 vite të ëndërrojë çdo lloj ëndrre tjetër veç asaj të largimit nga shtëpia prindërore, nga Shqipëria, sepse Shqipëria me Edi Ramën kryeministër nuk i afron asnjë mundësi veç papunësinsë dhe tarifave të larta në universitete.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
I vetmi njeri që i ikën së vërtetës është Edi Rama. Që të mos flitet për dështimet e tij, ai bën fushatë deri edhe me prapanicën e elefantit.

Kjo është teatër kukullash, estradë: Zogu, zogu , zogu dhe… dorën tek xhepi!

Ju zonja dhe zotërinj, jeni përpara një supermashtrimi. Mashtrimi këto 4 javë është që të flasin për gjithçka, por jo për të ardhmen tuaj. Kjo është loja e Edi Ramës që do me çdo kusht për t’i ikur të vërtetës. Unë jam këtu për t’i thënë: Edi Rama nuk ke për t’i ikur bilancit, shkatërrimit që solle, mbushjes së vendit me drogë dhe kriminelëve që solle në pushtet.

E vërteta është kjo që thonë shqiptarët.
Edi Rama thotë që ekonomia është rritur po ju nuk e kuptoni!
Sot në mëngjes vetë INSTAT-it, me njeriun që është emëruar nga Edi Rama, e ka rritjen ekonomike më ët ulët sesa ajo që ishte shpallur. Pra, rritja ishte falsifikuar për qëllime politike.

Ju e dini më mirë se çdo institucion ndërkombëtar e kombëtar se në ç’gjendje është ekonomia juaj. Fakti se Edi Rama thotë se ekonomia juaj është rritur tregon sesa jashtë realiteti është ai, i shkëputur nga vuajtjet tuaja, shpresat tuaja, dhimbja juaj. Ai jeton në një realitet tjetër, i rrethuar nga pikturat e veta, nga manekinët e fasada që nuk kanë zgjidhur çështjen e mirëqenies, punësimit, të studentëve.

Sot nëse e kupton duhet ta ndalë fushatën dhe të hapë krahun.

Unë do të fus duart në motor dhe do ta ndreq motorin e ekonomisë shqiptare.

Vendimet e forta, vendimet e duhura për të cilat jam angazhuar, i kam marrë të parat, nuk ishin të lehta, por të domosdoshme, por i hapin rrugë vendimeve të tjera që i takojnë shqiptarëve.

Unë nuk do të merrem me fasada, palma, shatërvanë. Unë nuk do të harxhoj qindra milionë euro për luks të shfrenuar ku shqiptarët e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës. Vendimi parë do të jenë taksat e ulëta, ulja e tvsh, taksa e sheshtë, që do të çlirojë çdo vit ekonominë shqiptare. Kështu do të nisë një cikël zhvillimi ekonomik i çliruar nga taksat e larta dhe administrata e korruptuar tatimore dhe doganore e administratës së Edi Ramës.

Vendimi tjetër do të jetë për të ndërtuar një urë për studentët shqiptarë: një vit stazh të paguar për studentët më të mirë, për urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës.

Unë do të punësoj që ditën e parë për punësimin e të rinjve shqiptarë.

Miliona euro të koncesioneve korruptivë, do të anulohen me ceremoni, se janë paratë tuaja që i marrin një grusht njerëzish që rrethon Edi Ramën dhe i thotë “jemi mirë. 5 vetë janë ata që i thonë Edi Ramës “Jemi mirë”, “jemi mirë shef”. Këtyre u them se me ta nuk do të ketë asnjë kompromis dhe që ditën e parë koncesionet do të anulohen dhe paratë do të shkojnë për sektorin ku jetojnë 45% e shqiptarëve, në bujqësi.

Ndihmësit ekonomikë të Angela Merkel kanë ardhur dhe kanë vulosur programin tonë: 100 milionë euro subvencion për familjet fermere ose 50 mijë lekë për dynym, zerim të kostos së mekanikës e po ashtu me imputet, plehrat etj. Në mënyrë që bujqësia shqiptare të kthehet në një gjenerator të fuqishëm për ekonominë.

I frymëzuar nga presidenti amerikan Trump unë do të kthej tarifat doganore proporcionale për produktet bujqësore evropiane që importohen: fermerët europianë subvencionohen dhe aq sa ata subvencionohen, do ta marrin shtesë në taksë.
Sigal