Audiopërgjimi/ Administratori i HEC-it kërcënon banorët: Japim 50 mijë euro për t’iu eleminuar

529
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një tjetër denoncim të fortë, ku një sipërmarrës kërcënon banorët e fshatit Kaçinar në Mirditë për të ndërtuar aty një HEC.

Në postimin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, dëgjohet se si ndërtuesit e një HEC, jo vetëm u kanë prerë ujin banorëve të fshatit, por edhe i kanë kërcënuar se po të duan ata paguajnë edhe 50 mijë euro për ti eliminuar.

Siç dëgjohet edhe në audiopërgjim, administratori i HEC-it, Gjet Shkurti i kërcënon hapur banorët, duke u thënë se ujin e pret se është i shtetit.

Ja postimi i Berishës:

Ky audiopërgjim është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Sipërmarrësi kërcënon dhe ofron para për të korruptuar banorët në Kaçinar, të cilëve iu merr uijn për HEC!

Lexoni mesazhin dhe dëgjoni audion e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje z.Berisha jemi disa banorë të Kaçinarit, Mirditës aty duan të ndërtojnë 4 hece. Banorët e këtyre fshatrave nuk janë dakord kemi bërë peticion me firmat kundra ndërtimit të heceve. Ja kemi dërguar Edi Ramës, Minstres Balluku, Prefektit, Kryetarit Bashkisë Mirditës, Ndrec Deda por skemi marr përgjigjie. Dje kisha një takim me admistratorin e kaçinarit ai më bëri presion duke më thënë i pagujmë edhe 50 mijë euro me të eleminuar e kam audion, po ta dërgoj tani ja ku ka katandis rilindja.

Admistratori  Gjet Shkurti është ai që kërcënon, ndërsa ky i tjetri është xhaxhai tij firma ndërtuase “Shpërdhaza Energji”’.