Arben Derhemi ia thotë në sy Veliajt: Teatri, Jerusalemi ynë. Nuk lejojmë të preket asnjë centimetër

229

Artistë nuk lejojnë të preket asnjë centimetër nga godina aktuale e Teatrit Kombëtar. Këtë e ka shprehur sërish aktori i njohur Arben Derhemi, gjatë dëgjesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me artistët.

Derhemi tha se për artistët, “godina e Teatrit Kombëtar është Jerusalemi i tyre”.

“Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm. Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jerusalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni”, tha Derhemi.