Ambasada e SHBA-së apel amerikanëve për protestën e PD: Kujdes, shmangi zonat e mitingjeve

407
Në një kohë që opozita organizon protestën e tretë brenda pak ditësh, ambasada amerikane i përcjell qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri të bëjnë kujdes.
“Protesta paqësore mund të kthehet në konfrontuese”
Përmes një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të saj ambasada amerikane shkruan: “Protestat pritet të zhvillohen para godinës së parlamentit dhe përgjatë bulevardit. Dëshmorët e Kombit dhe sheshit Skënderbej. Mund të ketë rrugë të bllokuara. Një protest e ngjashme më 8 dhjetor u bë e rrëmujshme”
Ambasada i kujton qytetarëve amerikanë se edhe pse demonstratat janë të destinuara të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontuese. “Shmangi zonat ku zhvillohen demonstratat dhe bëni kujdes” vijon njoftimi.
Sigal